Free Christian classic ebooks for you to download:
Browse books now

Multilingual Online Bible


Albanian
Type your search text here






Choose a Bible


Select book or range
Chapter


Albanian, 2 Chronicles 18

1   Jozafati pati pasuri tė mėdha dhe lavdi; ai bėri krushqi me Ashabin.

2   Mbas disa vjetėsh ai zbriti nė Samari tek Ashabi. Atėherė Ashabi theri pėr tė dhe pėr njerėzit qė ishin me tė njė numėr tė madh delesh dhe lopėsh dhe e bindi tė dilte bashkė me tė kundėr Ramothit nga Galaadi.

3   Kėshtu Ashabi, mbret i Izraelit, i tha Jozafatit, mbretit tė Judės: "A do tė vish me mua kundėr Ramothit nga Galaadi?". Jozafati iu pėrgjigj: "Ki besim tek unė si te vetja jote, te njerėzit e mi si te njerėzit e tu; do tė vijmė nė luftė bashkė me ty".

4   Pastaj Jozafati i tha mbretit tė Izraelit: "Tė lutem, konsulto po sot fjalėn e Zotit".

5   Atėherė mbreti i Izraelit thirri profetėt, katėrqind veta, dhe u tha atyre: "A duhet tė shkojmė tė luftojmė kundėr Ramothit nga Galaadi, apo duhet tė heq dorė nga ky veprim?". Ata iu pėrgjigjėn: "Shko, pra, sepse Perėndia do ta japė atė nė duart e mbretit".

6   Por Jozafati tha: "Nuk ka kėtu ndonjė profet tjetėr tė Zotit me tė cilin mund tė kėshillohemi?".

7   Mbreti i Izraelit iu pėrgjigj Jozafatit: "Éshtė edhe njė njeri, Mikajahu, bir i Imlas, me anė tė tė cilit mund tė kėshillohemi me Zotin; por unė e urrej, sepse nuk profetizon kurrė ndonjė gjė tė mirė pėr mua, por vetėm tė keqen". Jozafati tha: "Mbreti tė mos flasė kėshtu".

8   Atėherė mbreti i Izraelit thirri njė eunuk dhe i tha: "Sille shpejt Mikajahun, birin e Imlas".

9   Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judės, ishin ulur secili nė fronin e vet, tė veshur me rrobat e tyre mbretėrore; ishin ulur nė lėmin qė ėshtė te hyrja e portės sė Samarisė; dhe tėrė profetėt bėnin profeci pėrpara tyre.

10  Sedekia, bir i Kenaanahut, qė kishte bėrė brirė prej hekuri, tha: "Kėshtu thotė Zoti: "Me kėta brirė do tė shposh tejpėrtej Sirėt deri sa t'i shkatėrrosh plotėsisht"".

11  Tėrė profetėt profetizuan nė tė njėjtėn mėnyrė, duke thėnė: "Dil kundėr Ramothit nga Galaadi dhe do t'ia dalėsh, sepse Zoti do ta japė atė nė duart e mbretit".

12  Lajmėtari, qė kishte shkuar tė thėrriste Mikajahun, i foli duke i thėnė: "Ja, fjalėt e profetėve pėrputhen duke thėnė gjėra tė mira pėr mbretin. Prandaj tė lutem qė fjala jote tė jetė si fjala e secilit prej tyre; edhe ti thuaj gjėra tė mira".

13  Por Mikajahu u pėrgjigj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron, ēdo gjė qė Perėndia im do tė thotė unė do ta shpall".

14  Si arriti para mbretit, mbreti i tha: "Mikajah, a duhet tė shkojmė tė luftojmė kundėr Ramothit tė Galaadit, apo duhet tė heq dorė?". Ai u pėrgjigj: "Shkoni, pra, dhe do t'ju dalė mbarė, sepse ata do tė jepen nė duart tuaja".

15  Atėherė mbreti i tha: "Sa herė duhet tė pėrgjėrohem qė tė mė thuash vetėm tė vėrtetėn nė emėr tė Zotit?".

16  Mikajahu u pėrgjigj: "E pashė tėrė Izraelin tė shpėrndarė nė malet, ashtu si dhentė qė janė pa bari; dhe Zoti tha: "Ata nuk kanė mė zot; le tė kthehet secili nė paqe nė shtėpinė e vet"".

17  Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "A nuk tė kisha thėnė se lidhur me mua ai nuk do tė profetizonte asgjė tė mirė, por vetėm tė keqen?".

18  Atėherė Mikajahu i tha: "Prandaj dėgjo fjalėn e Zotit. Unė e kam parė Zotin tė ulur mbi fronin e tij, ndėrsa tėrė ushtria qiellore rrinte nė tė djathtė dhe nė tė majtė tė tij.

19  Zoti tha: "Kush do ta mashtrojė Ashabin, mbretin e Izraelit, qė ai tė dalė dhe tė vdesė nė Ramoth tė Galaadit?"". Dikush u pėrgjigj nė njė mėnyrė, dikush nė mėnyrė tjetėr.

20  Atėherė doli pėrpara njė frymė qė u paraqit para Zotit dhe tha: "Unė do t'ia mbush mendjen". Zoti i tha: "Nė ēfarė mėnyre?".

21  Ai u pėrgjigj: "Unė do tė dal dhe do tė jem njė frymė i gėnjeshtrės nė gojėn e tė gjithė profetėve tė tij". Zoti i tha: "Me siguri do t'arrish ta bėsh pėr vete, shko dhe vepro kėshtu".

22  Prandaj ja, Zoti ka vėnė njė frymė gėnjeshtre nė gojėn e kėtyre profetėve tė tu, por Zoti shpall fatkeqėsi kundėr teje".

23  Atėherė Sedekia, bir i Kenaanahut, u afrua dhe goditi me njė shpullė Mikajahun, dhe tha: "Nga kaloi Fryma e Zotit kur doli nga unė qė tė flasė me ty?".

24  Mikajahu u pėrgjigj: "Ja, do ta shohėsh ditėn nė tė cilėn do tė shkosh nė njė dhomė tė brendshme pėr t'u fshehur!".

25  Atėherė mbreti i Izraelit tha: "Merreni Mikajahun dhe ēojeni tek Amoni, qeveritar i qytetit, dhe tek Joasi, bir i mbretit,

26  dhe u thoni atyre: Kėshtu thotė mbreti: "Futeni kėtė nė burg dhe ushqejeni me bukė dhe me ujė hidhėrimi, deri sa unė tė kthehem shėndoshė e mirė"".

27  Mikajahu tha: "Nė rast se ti kthehesh me tė vėrtetė shėndoshė e mirė, kjo do tė thotė qė Zoti nuk ka folur nėpėrmjet meje". Dhe shtoi: "Dėgjoni, o ju popuj tė gjithė!".

28  Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judės, dolėn, pra, kundėr Ramothit nga Galaadi.

29  Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "Unė do tė vishem ndryshe dhe pastaj do tė shkoj tė luftoj, por ti vish rrobat e tua mbretėrore". Kėshtu mbreti i Izraelit ndėrroi rrobat dhe shkuan tė luftojnė.

30  Mbreti i Sirisė kishte dhėnė kėtė urdhėr kapitenėve tė qerreve tė tij duke thėnė: "Mos luftoni kundėr askujt, tė madh apo tė vogėl, por vetėm kundėr mbretit tė Izraelit".

31  Kėshtu, kur kapitenėt e qerreve panė Jozafatin, ata thanė: "Ai ėshtė mbreti i Izraelit". Pastaj e rrethuan pėr ta sulmuar; por Jozafati lėshoi njė britmė dhe Zoti i vajti nė ndihmė; Perėndia i shtyu tė largoheshin prej tij.

32  Kur kapitenėt e qerreve e kuptuan se nuk ishte mbreti i Izraelit, hoqėn dorė nga ndjekja.

33  Por njė njeri hodhi rastėsisht njė shigjetė me harkun e tij dhe e goditi mbretin e Izraelit midis lidhjeve tė parzmores sė tij; prandaj mbreti i tha shqytarit tė tij: "Kthehu dhe mė ēo larg pėrleshjes, sepse jam plagosur".

34  Por beteja ishte aq e ashpėr atė ditė sa qė mbreti u detyrua tė qėndrojė mbi qerren e tij pėrballė Sirėve deri nė mbrėmje, dhe kur perėndoi dielli ai vdiq.


2 Chronicles 17    Choose Book & Chapter    2 Chronicles 19

spoken by approximately 8 million people, primarily in Albania and Kosovo but also in other areas of the Balkans in which there is an indigenous Albanian population, including western Macedonia, southern Montenegro, southern Serbia and northwestern Greece. Albanian is also spoken in centuries-old Albanian colonies in southern Greece, southern Italy, Sicily, and Ukraine.

Albanian Bible courtesy of the Unbound Bible project.


Licensed to Jesus Fellowship. All Rights reserved. (Script Ver 2.0.2)
© 2002-2021. Powered by BibleDatabase with enhancements from the Jesus Fellowship.