Free Christian classic ebooks for you to download:
Browse books now

Multilingual Online Bible


Albanian
Type your search text here






Choose a Bible


Select book or range
Chapter


Albanian, Joshua 13

1   Por Jozueu ishte plak dhe nė moshė tė shtyrė; dhe Zoti i tha: "Ti je plak dhe i shtyrė nė moshė, dhe tė mbetet njė pjesė shumė e madhe e vendit pėr tė pushtuar.

2   Ky ėshtė vendi qė mbetet akoma: tėrė territori i Filistejve dhe gjithė ai i Geshuritėve,

3   nga Shikori qė rrjedh nė lindje tė Egjiptit, deri nė kufirin e Ekronit nga veriu (krahinė qė konsiderohet kananease), tokat e pesė princave tė Filistejve, domethėnė tė Gazės, tė Ashdodit, tė Ashkalonit, tė Gathit, tė Ekronit dhe tė Avejve gjithashtu,

4   nė jug, tėrė vendi i Kananejve, dhe Mearahu qė u pėrket Sidonėve deri nė Afek, deri nė kufirin e Amorejve;

5   vendi i Giblitėve dhe tėrė Libani nė drejtim tė lindjes, nga Baal-Gadi nė kėmbėt e malit Hermon deri nė hyrje tė Hamathit;

6   tėrė banorėt e krahinės malore tė Libanit deri nė ujėrat e Misrefothit, dhe gjithė Sidonėt. Unė do t'i dėboj para bijve tė Izraelit; ti ndėrkaq ndaje me short vendin midis Izraelitėve si trashėgimi, ashtu si tė kam urdhėruar.

7   Ndaje, pra, kėtė vend si trashėgimi midis nėntė fiseve dhe gjysmės sė fisit tė Manasit".

8   Rubenitėt dhe Gaditėt, bashkė me gjysmėn e fisit tjetėr, kanė marrė trashėgiminė e tyre, qė Moisiu u dha atyre matanė Jordanit, nė lindje, ashtu siē ua kishte dhėnė Moisiu, shėrbėtor i Zotit;

9   nga Aroeri qė ndodhet nė brigjet e pėrroit Arnon dhe nga qyteti qė ėshtė nė mes tė luginės, tėrė rrafshnaltėn e Medebas deri nė Dibon;

10  tėrė qytetet e Sihonit, mbretit tė Amorejve, qė mbretėronte nė Heshbon, deri nė kufirin e bijve tė Amonit;

11  Galaadin, territorin e Geshuritėve dhe tė Maakathitėve, tėrė malin Hermon dhe tėrė Bashanin deri nė Salkah;

12  tėrė mbretėrinė e Ogut, nė Bashan, qė mbretėronte nė Ashtaroth dhe nė Edrei dhe ishte i vetmi gjigant i mbetur gjallė. Nė fakt Moisiu i kishte mundur dhe dėbuar.

13  Por bijtė e Izraelit nuk i pėrzunė Geshuritėt dhe Maakathitėt; kjo ėshtė arėsyeja pse Geshuritėt dhe Maakathitėt banojnė nė mes tė Izraelit deri nė ditėt e sotme.

14  Vetėm fisit tė Levit, Moisiu nuk i kishte dhėnė asnjė trashėgimi; flijimet e bėra me zjarr pėr nder tė Zotit, Perėndisė sė Izraelit, pėrfaqėsonin trashėgiminė e tij, ashtu si u kishte thėnė ai.

15  Kėshtu Moisiu i kishte dhėnė fisit tė bijve tė Rubenit pjesėn qė u pėrkiste, simbas familjeve tė tyre;

16  territori i tyre niste nga Aroeri qė ndodhet mbi brigjet e pėrroit Arnon dhe nga qyteti qė gjendet nė mes tė luginės, tėrė rrafshnalta pranė Medebės,

17  Heshboni dhe tėrė qytetet e tij qė ndodhen nė rrafshnaltėn: Diboni, Bamoth-Baali, Beth-Baal-Meoni,

18  Jahtsahu, Kedemothi, Mefaathi,

19  Kirjathaimi, Sibmahu, Tsereth-Hashahari mbi malin e luginės,

20  Beth-Peori, shpatet e Pisgahut dhe Beth-Jeshimothi;

21  tė gjitha qytetet e rrafshnaltės dhe tėrė mbretėria e Sihonit, mbretit tė Amorejve qė mbretėronte nė Heshbon, tė cilin Moisiu e mundi me princat e Madianit: Evi, Rekem, Tsur, Hur dhe Reba, princa vasalė tė Sihonit, qė banonin nė atė vend.

22  Bijtė e Izraelit vranė gjithashtu me shpatė Balaamin, birin e Beorit, shortarin, bashkė me tė tjerėt qė u vranė nė radhėt e Madianitėve.

23  Territori i bijve tė Rubenit kufizohej me Jordanin. Kjo ishte trashėgimia e bijve tė Rubenit nė bazė tė familjeve tė tyre, sė bashku me qytetet dhe fshatrat e tyre.

24  Moisiu i kishte dhėnė gjithashtu fisit tė Gadit, bijve tė Gadit, pjesėn e tyre, simbas familjeve tė tyre.

25  Territori i tyre pėrfshinte Jazerin, tė gjitha qytetet e Galaadit, gjysmėn e vendit tė bijve tė Amonit deri nė Aroer, qė ngrihet pėrballė Rabahut,

26  dhe nga Heshboni deri nė Ramath-Mitspah dhe Betonim, dhe nga Mahanaimi deri nė kufirin e Debirit,

27  dhe nė luginė, Beth-Harami, Beth-Nimrahi, Sukothi dhe Tsafoni, pjesa qė mbeti nga mbretėria e Sihonit, mbretit tė Heshbonit, qė ka Jordanin pėr kufi, deri nė skajin e Detit tė Kinerethit, matanė Jordanit, nė drejtim tė lindjes.

28  Kjo qe trashėgimia e bijve tė Gadit, simbas familjeve tė tyre, me qytetet dhe fshatrat e tyre.

29  Moisiu i kishte dhėnė gjithashtu gjysmės sė fisit tė Manasit, bijve tė Manasit, pjesėn e tyre, simbas familjeve tė tyre.

30  Territori i tyre pėrfshinte Mahanaimin, tėrė Bashanin, tėrė mbretėrinė e Ogut, mbretit tė Bashanit, tėrė fshatrat e Jairit qė ndodhen nė Bashan, gjithsej shtatėdhjetė qytete.

31  Gjysma e Galaadit, Ashtarothit dhe Edreit, qytete tė mbretėrisė sė Ogut nė Bashan, kaluan nė dorė tė bijve tė Makirit, birit tė Manasit, simbas familjeve tė tyre.

32  Kėto janė pjesėt qė Moisiu u kishte ndarė si trashėgimi nė fushat e Moabit, matanė Jordanit, nė bregun pėrballė Jerikos, nė lindje.

33  Por fisit tė Levit Moisiu nuk i la asnjė trashėgimi; Zoti, Perėndia i Izraelit, ishte trashėgimia e tij, ashtu siē u kishte thėnė ai vetė.


Joshua 12    Choose Book & Chapter    Joshua 14

spoken by approximately 8 million people, primarily in Albania and Kosovo but also in other areas of the Balkans in which there is an indigenous Albanian population, including western Macedonia, southern Montenegro, southern Serbia and northwestern Greece. Albanian is also spoken in centuries-old Albanian colonies in southern Greece, southern Italy, Sicily, and Ukraine.

Albanian Bible courtesy of the Unbound Bible project.


Licensed to Jesus Fellowship. All Rights reserved. (Script Ver 2.0.2)
© 2002-2021. Powered by BibleDatabase with enhancements from the Jesus Fellowship.